Një qytetar nuk ka pranuar që të takojë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës që ky i fundit ka zhvilluar ditën e sotme në Burrel.
Basha takoi sot qytetarët e Burrelit dhe u bëri thirrje që të bashkohen me protestën e opozitës më 16 Shkurt.
Mirëpo, teksa ishte duke takuar disa pronarë biznesesh, një qytetar nuk i ka dhënë dorën kreut të PD-së.
Qytetari duket se e ka parë Bashën me neveri në çastin kur ai i drejtoi dorën.