Në Elbasan është e njëjta situatë si kudo në Shqipëri sipas Lulzim Bashës.
Gjatë një komunikimi përmes rrjeteve sociale, ai thotë se kryeministri Rama po shkatërron ekonominë.
“Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve”, thotë Basha.
Njësoj si dje, kur deklaroi se do të ketë në fokus ekonominë, Basha përsërit se për PD-në është jetike garantimi i një jete normale për shqiptarët.
“Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike të krijojmë mundësi për punë e mirëqenie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve”, tha Basha.