Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka folur këtë pasdite nga çadra e protestës. Në fokus ka qenë droga dhe pasojat e shoqërisë. Sipas Bashës, qeveria nuk mbron qytetarët dhe refuzon të pranojë problemin e drogës, refuzon të përkrahë shoqërinë. Gjithashtu, kryeopozitari, tha se shumë shkolla në kryeqytet janë mbyllur pasi klasat u mbushën me tymin e marijuanës.
Çdo ditë janë raportuar dhjetëra shtrime të lidhura me përdorimin e drogës, këto janë 1 e 20-ta e rasteve që nuk raportohen. Në Tiranë janë mbyllur shkollat sepse klasat u mbushën me tymin e marijuanës nga të rinjtë nga mosha 8 deri në 12 vjeç,. Droga po shkatërron brezin e ri. “Nuk e gjen gjë Shqipërinë nga mbjellja dhe trafikimi i drogës, sepse në do ia u shesim europianëve’|. Kështu është thënë, ndërkohë që droga depërtoi në të gjithë strukturën e shoqërisë dhe sidomos në atë pjesë që është më e pambrojtur, në rininë. Droga është një vrasëse e paqes sociale, e një shoqërie sepse shtyn në vjedhje dhe gjeste të tjera. Problemi i parë që kemi është një kryeministër dhe një qeveri që refuzon ta pranojë problemin që e ka shkaktuar vetë. Ja ku jemi mbledhur këtu dhe dua të falënderoj, nxënësit studentët dhe mësuesit.
Javën e kaluar kishim një personalitet të shquar europian, sepse ajo ka qenë e përfshirë në zhvillimin e Shqipërisë. Doris Pack, na shokoi kur na tregoi të gjithëve, se ajo kishte humbur një fëmijë për shkak të drogës. Një vajzë 20-vjeçare kishte vdekur për shkak të drogës. Ajo nuk nguroi të tregonte historinë tragjike sesi vdiq vajza e saj, nga konsumimi i drogës.
Pranimi i problemit të drogës me zë të lartë është hapi i parë. Shqipëria ka një problem të madh me konsumimin e drogës nga brezi i ri dhe është passojë nga kultivimi në masë i drogës, i cili është i lidhur me nje qeveri dhe një kryeministër. Zgjidhja është e thjeshtë, qeveria dhe republika e drogës duhet të rrëzohet. Qeveria e drogës duhet t’i lerë vendin, ministrave, deputetëve të cilët fatin e tyre politik e kanë të lidhur me fatin e qytetarëve shqiptarë dhe jo me fatin e bandave dhe drogës. Kauza jonë mbeten zgjedhjet e lira dhe të ndershme.