Ashtu siç pritej demokratët kanë vendosur të mos largohen më nga sheshi përpara kryeministrisë.
Këtë e ka bërë të ditur Lulzim Basha, i cili tha se demokratët do të qëndrojnë në shesh deri sa të shporret kjo qeveri.
“Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë një herë e mirë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë,
Unë do qëndroj në shesh ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme që vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.
Ju ftojmë të gjithëve të qëndrojmë së bashku këtu në shesh të realizojmë së bashku zgjedhje të lira përmes largimit të kësaj qeverie dhe shpalljes së një qeverie teknike. Ky është vendimi im. Ne ngrihemi bashkë ne fitojmë bashkë. Shqipëria fiton me ne”, tha Basha para protestuesve.
Në këtë mënyrë demokratët po imitojnë protestuesit në Rumani të cilët po qëndrojnë në shesh për disa ditë.
Në këto momente demokratët po tentojnë të vendosin çadra në shesh.