Politika Rama, Tahiri dhe Beqaj, “shkojnë” në protestën e PD

Rama, Tahiri dhe Beqaj, “shkojnë” në protestën e PD

Tre dordolecë janë shfaqur në  protestën e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për  kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Këta janë tre figurat politike të atakuar më tepër nga opozita, si përgjegjës të keqqeverisjes, si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Në trupin e dordolecëve ka edhe barë të thatë. Mos vallë protestuesit do iu vënë flakën në shenjë proteste?