Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quajti një mashtrim konferencën për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, në të cilën foli për plotësimin e kërkesave të studentëve.
“Viti qeveritar mbaroi ashtu siç nisi, me mashtrime dhe me premtime të pambajtura. Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po përpiqet të mashtrojë studentët dhe publikun me të ashtuquajturin pakt për universitetin”, tha Basha.
“Ai nuk ka asnjë mundësi për të realizuar kërkesat e studentëve. Ato që ai ka thënë nuk zgjidhin asnjë nga problemet e ekonomike që kanë studentët dhe familjet e tyre. E vetmja mënyrë për të realizuar rinovimin e konvikteve, siç premtoi ai, është që të terminohet mandati i tij sa më parë.
Paketa është një mashtrim i plotë dhe një shenjë e panikut total që e ka kapur”.
I parashtrova në kuvend rrugët e daljes nga ky kolaps ku gjendet arsimi. Anulimi i ligjit kuorruptiv për arsimin e lartë, që është zanafillë e të keqes dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë”, shtoi Basha.
“Kjo do të thotë 74 dollarë më shumë se sa janë planifikuar, që do të përdoren në dy drejtime. Së pari për subvencionim të tarifave për studentët familjet të të cilëve nuk kanë mundësi të paguajnë për fëmijët e tyre”.