Politika Basha sherr me Babaramon: Ky është televizion i blerë! Gazetari: Ti i...

Basha sherr me Babaramon: Ky është televizion i blerë! Gazetari: Ti i ke firmos milionat…

Mediat dhe raporti me pushtetin ishte një moment që u prek në intervistën e kreu i opozitës Lulzim Basha pati në televizionin Report Tv në emisionin “5 pyetjet” të gazetarit Ilir Babaramo”.

Shpesh Basha etiketoi edhe mediat si të përfshira në aferat korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Kjo temë ka shkaktuar një debat interesant mes Bashës dhe gazetarit Ilir Babaramo.

Pjesë nga debati Basha-Babaramo:

Basha: Natyrisht, edhe më e drejtpërdrejtë është thirrja që secili të bëjë detyrën e vet. Unë detyrën time, ju detyrën tuaj si televizion – si televizion s’ka shpresë se ky është televizion i kapur nga qeveria.

Babaramo: Keni perceptim të gabuar.

Basha: Është televizion i blerë. Pyet ata të Bunk’art-it se çfarë është kjo. Unë kam ardhur për ty këtu, se… Ky është ERTV/2. Ka edhe ERTV/3, edhe ERTV/4. E di pse kam ardhur? Se realizova që nuk ka vetëm ERTV/2 që është Report tv, ka edhe ERTV/3, /4. Mediat janë pjesë e plaçkitjes së shqiptarëve.

Babaramo: Në kohën tuaj kanë marrë miliona…

Basha: Koha ime është tani.

Babaramo: Keni firmosur miliona euro si ministër për to…

Basha: Absolutisht. Më nxirr një dokument qe kam firmosur miliona unë. Për kë kam firmosur miliona? Kujt i kam dhënë Bunk’art-in pa garë unë, siç ka marrë ky televizion?

Babaramo: I ke dhënë një televizioni fushatën… që të mos ta përmend unë.

Basha: Fushatën për vizat. Absolutisht e pavërtetë. Është destinuar një fond i kërkuar nga komisioni Evropian. Që të mos qarkullojmë gënjeshtra këtu, Komisioni Evropian – e kemi me letra, me dokumente – ka kërkuar që të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për…

Babaramo: Të mos debatojmë këtu për paradhomën e një kryeministri. Këtu nuk jeni në paradhomën e kryeministrit.

Basha: Të jesh i sigurt se kur të jesh në paradhomën time, nuk do të jesh për afera të tilla. Por meqë bëre një akuzë të drejtpërdrejtë unë po të them këtë: Po, unë kam qenë ministri që kam hequr vizat për shqiptarët. Kam plotësuar 150 kërkesa të Komisionit Evropian. Dhe një nga kërkesat e përsëritura, zyrtarisht me shkrim dhe e thënë edhe me gojë këtu, nga zyrtarët e KE, ka qenë fushata publicitare për të ndërgjegjësuar shqiptarët që heqja e vizave nuk parakuptonte qëndrimin pa limit në BE.

Babaramo: Bunkart është investim privat

Basha: Mos bëj apologji. Edhe unë dua ta them qartë. Nuk jam këtu se kam nderim për këtë televizion. Unë kam zero nderim për këtë televizion. Jam këtu për nderimin që kam për ju, si gazetar.

Babaramo: Të lutem, është diversion.

Basha: Nuk është diversion, se unë ta thashë që në fillim, se unë do të vij dhe do të mbaj qëndrimet e mia. Ky është një ERTV/2, i cili nuk mjaftohet me propagandën qeveritare, por është një sulmues i drejtpërdrejtë i opozitës, i cili përpiqet ditë e natë të mbjellë mosbesimin ndaj qytetarëve. Me këtë qëndrim, Report Tv dhe televizionet e tjera janë bashkëfajtorë në vrasjen e shpresës, në mbjelljen e dyshimit e mosbesimit… Sepse ka shumë gjëra që ju mund të bëni, edhe kritika ndaj opozitës padyshim, por ajo që nuk duhet të bëni si televizion dhe e bëni ditë për ditë është barazimi i qeverisë me opozitën, e dikujt që ka gjithë pushtetin dhe ka 5 vjet që batërdis shtetin me dikë që ka 5 vjet që lufton keqqeverisjen.