Kreu i Partisë Demokratike shprehet se “edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë”.
Në një postim në Facebook për ditën botërore të lirisë së medias, kryedemokrati theksoi se “ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri”.