Një ditë pas takimit zyrtar në Kosovë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë një tjetër mesazh përmes një postimi në Twitter.
Kryedemokrati Basha shprehet se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë, teksa shton se SHBA dhe BE dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
“10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen”, përfundon kreu i selisë blu.