Politika Basha tregon ku kaloi Krishtlindjen

Basha tregon ku kaloi Krishtlindjen

Krishtlindjen, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka kaluar pranë dy familjeve në Lezhë. Lideri i opozitës për këtë ditë të veçantë është ndalur në banesën e familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë.

“Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja”, shkruan Basha në Facebook.

Kreu i opozitësh ka uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës, Dom Simon Kullin.

“Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”, shprehet kryedemokrati.