Si në çdo qytet tjetër ku ka shkuar për të vijuar takimet elektorale, edhe në Berat, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, u prit nga dhjetëra qytetarë të cilët ishin grumbulluar pavarësisht masave të pandemisë.
Kryetari i opozitës u shpreh i emocionuar nga pritja e qytetarëve. Ai tha se Shqipërisë i ndodhi aksident kur u zgjodh Rama kryeministër.
“Jam i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje në Beratin e Lashtësisë në beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri, po takoj shqiptarë që duan ndryshim”, tha Basha.