Të veshur me veshjet e specializuara, mjekët, infermierët, sanitaret e spitalit “Infektiv” janë në krye të detyrës dhe kanë një mesazh për të gjithë shqiptarët, e sidomos fjalia e fundit e thënë nga ata, është ajo që duhet të mos e harrojmë në asnjë moment. Më poshtë po ju sjellim albumin me fotot nga ‘Infektivi’ të postuar nga një infermiere.
“Per te gjithe ju qe na shihni cuditshem kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv , te kthyer ne karantin tashme⛔️❌. Jemi ne infermieret,mjeket,sanitaret ato që kemi qene gjithmon ne sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jone. Por ne jemi serisht te njejtet vecse ne nje mision te veshtire qe t gjithe ju sdo e kuptoni! Ne jemi me të rrezikuarit nga te gjithe, ne rrezik esht dhe familja jone ndaj Ju lutem mos na shihni cuditshem e mos na pyesin si ja dalim! Se ne të gjithe bashke ja dalim dhe të gjithe bashkë do dalim shendosh e mir nga ky mision! Me mbeshtetjen e madhe te shefes sone prof. Najada Çomo do ja dalim jam e bindur per kete! Ju lutem ju qendroni ne shtepi! Ama ne nuk mundemi! Lutem per stafin tim, per Kliniken e pare te spitalit infektivit! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻