Shqetësim në familjen e kryeministrit britanik Boris Johnson.
E fejuara tij Carrie Symonds, është vetëizoluar pasi ka pasur simptomat e Covid 19.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Carrie Symonds, e cila postoi në Twitter se ishte vetëkarantinuar që kur Boris Johnson rezultoi pozitiv me virusin. Ajo thotë se ka vuajtur javën e kaluar, por se tani ka simptoma të lehta, megjithatë ajo nuk ka bërë asnjë test.
31-vjeçarja është shtatzënë. Sipas të dhënave, koronavirusi nuk para i prek gratë shtatzëna pasi vetë imuniteti i trupit sulmon infeksionet në përgjithësi.