Kryetari i Bashkisë Matit, Nezir Rizvani, i ka kthyer përgjigje në mënyrë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.
Duke vënë në dukje dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të qershorit, Rizvani thekson se në bazë të ligjeve në fuqi i ka kërkuar KZAZ nr 16 të lirojë ambientet e Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” pranë bashkisë Mat.
Rizvani thekson se KQZ po ushtron presion të paligjshëm ndaj një institucioni të pavarur, ndërsa thotë se Bashkia e Matit në këtë rast po zbaton me përpikmëri ligjin.