Bashkim Hoxha, një personazh i njohur në letrat e mendimin shqip do të jetë kryetari i edicionit të pestë të Çmimit Kadare.
Hoxhës i është propozuar ky post, gjatë tryezës së debatit që bëri bashkë sot në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, shkrimtarë, ish anëtarë të jurisë së çmimit Kadare dhe njohës të mirë të librit.
Qëllimi i tryezës ishte përsosja e statusit final të çmimit Kadare.
Të pranishmit parashtruan ide dhe qëndrime mbi mënyrën sesi duhet operuar jo vetëm në seleksionimin e veprave në konkurrim por edhe kriteret e vlerësimit të veprave.
Suplementi letrar Leteratura do të sjellë të plotë në numrin e radhës, idetë dhe vizionet e propozuara, si dhe jurinë e edicionit të pestë të Çmimit Kadare.