Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Balkania” ka botuar, në tetor të 1972, në faqen n°34, lajmin e agjencisë “Reuter” në lidhje me takimin asokohe të përfaqësuesve të 10 grupeve politike shqiptare në mërgim nën udhëheqjen e Leka Zogut I dhe vendimin e marrë prej tyre, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Të mërguarit shqiptarë bashkohen
Madrid (Reuter) – Përfaqësuesit e 10 grupeve politike shqiptare në mërgim kanë rënë dakord të formojnë një front të bashkuar për të luftuar regjimin Komunist në Tiranë, thotë Mbreti shqiptar Leka në azil.
Mbreti Leka, i cili jeton në Madrid me nënën e tij, Mbretëreshën Geraldinë, ka thënë në një konferencë për shtyp se vendimi u mor këtu në një konventë të fundit tre-ditore nga delegatët e partive në mërgim.
“Ne kemi ndërmend të luftojmë ideologjinë komuniste në mënyrë që shqiptarët një ditë të jenë të lirë të zgjedhin vetë atë qeveri që duan”, ka deklaruar ai.
“Ne arritëm marrëveshjen të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet tona dhe të bashkohemi së bashku për të përballuar problemet tona të përbashkëta”, thotë Mbreti.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania