Gjatë bashkëbisedimit në emisionin “Top Talk”, përpos zgjedhjeve, analisti Baton Haxhiu foli edhe mbi atë çka pritet të ndodhë tani e tutje në Kosovë.
I pyetur mbi një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili është shprehur se tashmë Kosova do të përfaqësohet në dialogun me Beogradin nga përfaqësues legjitimë, ndryshe nga ata që ishin, Haxhiu u shpreh:
“Nuk ka dyshime që do të ulen dhe do të bisedojnë. Njeriu i cili vjen për të kryer punë në emër të SHBA nuk ka kohë për të pritur dhe për të sqaruar shumë gjëra të së kaluarës, sepse ata të kaluarën e dinë. Diskursi retorik nuk do të jetë në tavolinë, se nuk kanë kohë që t’i presin institucionet e Kosovës, ata do ta kenë draft- in e gatshëm, domethënë e ke draft- in për negociata , por brenda është shumë pak i negociushëm”, tha ai.
Më tej shtoi:
“Këto gjëra janë të shpejta për arsye se ka shumë probleme në botë për t’u zgjdihur që mund ta presin problemin Kosovë- Serbi dhe këtu është ajo pika kritike. Pozicioni i Albin Kurtit do të jetë shumë shumë i vështirë , besoj që ai duhet të jetë super super kreativ, super bindës dhe gjithashtu ta arrijë marrëveshjen, t’i bindë 5 vendet e BE-së për ta njohur Kosovën, liberalizimin e vizave…”, u shpreh Haxhiu.