Gjatë fjalës së tij në Parlament, mbi çështjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, kryeministri Rama u përfshi në një varg replikash me deputetin Kujtim Gjuzi.
“Zotëria këtu ka hallin e monarkisë. Ti je mbret, je mbret pa mbretëri po mbret je”, tha Rama.
Më tej, teksa Gjuzi reagoi ndaj cilësimeve të kryeminstrit, ky i fundit shtoi:
“Lartmadhëri, dallimi mes teje dhe meje është se ti ke jetuar që në Luftën e Parë Botërore. Ti vjen nga Lufta e Parë, flet me kompetencë. Një mbreti i lejohet të shkelë rregulloren”, përfundoi kryeministri.