Bayern Munchen ka arritur me 51 pikë në krye të renditjes Borussia Dortmund, pas fitores 1-0 kundër Hertha Berlin në “Allianz Arena”.
Bavarezët do të shpresojnë që Bayer Leverkusen të fitojë të dielën kundër Dortmund, për të mos lejuar këtë të fundit që të shkëputet sërish.
Pas sfidës së vështirë në mesjavë në “Anfield”, Bayern luajti dobët, ndërsa ishte Hertha që krijoi rastet më të rrezikshme, deri në momentin që Javi Martinez shënoi golin e vetëm të takimit, duke qetësuar tifozët dhe drejtuesit.
Në 30 minutat e mbetura Bayern arriti të ruante rezultatin, ndërsa Kingsley Coman shpërdoroi një mundësi shumë të mirë. Në fund Hertha mbeti edhe me 10 vetë pasi Karim Rekik u përjashtua për një ndërhyrje të ashpër kundër Robert Lewandowskit.