Bayern Munich ka përmbysur disavantazhin e dyfishtë ndaj Hoffenheim duke fituar në fund me rezultatin 4-2.
Ishte një ndeshje e dominuar nga vendasit të cilët duhet të punonin më shumë se zakonisht për të marrë këtë fitore e cila i mban 14 pikë larg vendit të dytë Eintracht Frankfurt.
Ishin miqtë ata që befasuan në fillim të ndeshjes. Pasi u akordohet një penallti në minutën e 3’ të ndeshjes, lojtari i huazuar nga bavarezët e humbet por Uth ndodhet aty për ta shtyrë në rrjetë. Pak minuta më pas Gnarby nuk fal dhe dyfishon rezultatin duke ia vështirësuar së tepërmi ndeshjes rekordmenëve gjermanë.
Por makineria Bayern filloi të punonte siç duhet nga mesi i pjesës së parë dhe brenda katër minutave Lewandowski dhe Boateng barazuan rezultatin duke ua prerë këmbët miqve të cilët shpresonin te një rezultat pozitiv pas avantazhit të dyfishtë.
Pas pushimit dy golat e Coman dhe Vidal brenda tre minutave siguroi fitoren e 15-të të bavarezëve teksa edhe Sandro Wagner shënoi golin e parë në Bundesliga me fanellën bavareze.
Hoffenheim mbetet në mesin e tabelës pas disfatës së fundit. Një tjetër sfidë e ekzekutuar mirë nga Bayern nën drejtimin e Jupp Heynckes.