Bayern Munchen rikthehet të fitorja dhe në kryesimin e Bundesligës.
Në javën e 30, përballë Hertha Berlin, ekipi i drejtuar nga Tomas Tuchel arriti një fitore të pastër 2-0, në një takim që e dominoi nga fillimi në fund.
Ishte Gnabry, i asistuar nga Kimmich, ai i cili në minutën e 69 zhbllokoi sfidën, ndërsa Coman vetëm 10 minuta më pas realizoi golin e dytë për vendasit.
Pas javës së 30-të të Bundesliga, Byern Munich kryeson me 62 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, teksa Hertha Berlin vuan në vend të fundit me 22 pikë.