Kur mungojnë dhe pak ditë nga nisja e edicionit të 9 të Big Brother, duket se ende nuk është vendosur se cili do të jetë opinionisti i këtij reality.
Prej ditësh janë përfolur emra të ndryshëm që do të ishin në poltronën e opinionistit, por duket se produksioni këtë vit do ta ndryshojë edhe këtë pjesë.
Bëhet me dije se këtë vit do të jenë opinionistë të ndryshëm, javë pas javë që do të jenë përballë banorëve.
Noçja e edicionit të parë, është një ndër emrat e përfolura. Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga prezenca e saj në këtë spektaklët, ajo ende pëlqehet nga publiku.
Megjithatë organizatorët ende nuk e kanë vendosur nëse Najada do të jetë një ndër opinionistet. Arjan Konomi, ishte ndër të parët emra që u mësua se do të rikthehej në edicionin e nëntë të këtij reality show.
Por si është bërë e ditur, ai nuk do të jetë më pjesë e këtij show. E për të parë se cili nga opinionistët do të mbajë peshën kryesore, do të na duhet të presim 18 marsin.
Data kur do të nisë edhe edicioni i nëntë i Big Brother Albania, që këtë vit do të vijë tërësisht ndryshe.