Koordinatori i partisë së re Bindja Demokratike, Astrit Patozi, doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme, nga ku bëri të ditur se do partia ku ai bën pjesë do të ketë kandidatë në çdo bashki në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
“Betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës. Në çdo bashki do të kemi kandidatë”, tha Patozi.
Ai theksoi se BD nuk përjashtim bëjnë rastet kur ka kandidatë të pavarur dhe kur kandidatët e bashkive të djathta do të rikandidojnë.
“Nuk do të nxjerrim kandidatë në bashkitë kur janë regjistruar të pavarur, por do i mbështesim për të mos përçarë votat. Nuk do rivalizojmë dhe do mbështesim kandidatë të mundshëm të djathtë. Askush prej tyre nuk do t’i ketë detyrim Bindjes. Ne, kundërshtar të vetëm kemi Edi Ramën”, u shpreh Patozi.