Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, Komisioni Europian aktivizoi për herë të parë klauzolën mbrojtëse të Paktit të Stabilitetit, që iu lejon qeverive të “pompojnë para në sistemin financiare” deri sa të jetë e nevojshme.
Lajmi i rëndësishëm u dha nga shefja e KE, Ursula Von Der Leyen përmes një videomesazhi.
“Koronavirusi ka shkaktuar një impakt dramatik në ekonomi, shumë sektorë janë goditur. Bllokimet e njerëzve janë të nevojshme, por ngadalësojnë aktivitetin ekonomik. Javën e kaluar shpjegova se do të bëjmë ç’është e mundur për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë. Ndihmat nga shteti janë më fleksibël dhe qeveritë tuaja mund të japin paratë e nevojshme për ristorante, dyqanet dhe biznesin e vogël”, deklaroi Von der Leyen.