Bashkimi Europian ka arritur të shtunën një marrëveshje gjigante me Pfizer-BioNTech për të siguruar deri në 1,8 miliardë doza vaksine anti-Covid deri në vitin 2023.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter se zyra e saj “sapo kishte miratuar kontratën për 900 milionë doza të garantuara, me opsionin për 900 milionë doza të tjera”.
Kontrata e re, e cila ka marrë mbështetjen e shteteve anëtare të BE, do të sjellë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por edhe do të sigurojë që përbërësit bazë të tyre të blihen nga vendet e unionit.
Momentalisht, Komisioni Europian ka siguruar 2,3 miliardë doza vaksine nga 6 kompani të ndryshme. “Kontrata të tjera do të vijojnë”, tha Von der Leyen në mesazhin e saj në Twitter.