Bashkimi Europian, përmes zëdhënëses Maja Kocijançiç, reagoi mbi zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë.
Kocijancic tha se “6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë”.
Sipas sa ishte shumë pozitiv fakti, se në këto zgjedhje, votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017.
Kocijançiç theksoi se qeverinë e re të Kosovës e presin detyra të rëndësishme, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe angazhimin për rifillimin e dialogut me Beogradin.
“Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançic.
Bashkimi Evropian dërgoi një mision monitorimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, më 6 tetor. Nesër pritet një vlerësim paraprak, kurse raporti përfundimtar pritet në muajt e ardhshëm.