Bebe Rexha sëbashku me Presidentin Ilir Meta, kanë vizituar një familje të prekur nga tërmeti në fshatin Bizë, Ishëm.
Presidenti Meta u shpreh: “Unë jam shumë mirënjohës ndaj Bebe Rexhës, kësaj artisteje më famë botërore me origjinë shqiptare e cila në radhë të parë i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar agjendën e saj dhe ka vendosur zemrën e saj në radhë të parë në këtë aksion mjaft konkret”.
Ndërsa Bebe u shpreh: “Ashtu siç thashë, jam shumë krenare që jam shqiptare, jam shumë e lumtur që po ndihmoj një familje tjetër. Ashtu siç thashë është një fatkeqësi kjo që ndodhi në Shqipëri, por ne jemi shumë të fortë dhe jam krenar që po ndihmoj shqiptarë të tjerë. Dua tu them edhe një herë tjetër për të gjithë shqiptarët në botë që ky është shansi juaj për të ndihmuar njerëzit tanë për të dhënë donacione që të rindërtojnë jetën e tyre. Çdo gjë e vogël numërohet, Zoti e bekoftë Shqipërinë”.