Bebe Rexha, këngëtarja me famë botërore, e origjinë shqiptare, ka befasuar më shumë se 7 milionë ndjekësit e saj, kur të premten postoi në “Instagram” mesazhin e dërguar nga një futbollist, të paktën siç ajo pretendon.
“A keni pasur ndonjëherë një djalë që gjithmonë vjen dhe del nga jeta juaj?”, ngriti pyetjen fillimisht Bebe dhe vazhdoi më pas: “Ata janë mashtrues dhe harxhojnë kohën tuaj”.
Këngëtarja postoi në “Insta Story” një pjesë të bisedës së saj me një futbollist, por emrin nuk ja bën të ditur, i cili dukej i shqetësuar se nuk do ta shihte për një kohë të gjatë dhe i kërkoi të takoheshin.
Por Bebe ka reaguar duke e kritikuar futbollistin se ai është i martuar, me 3 fëmijë dhe duhet të përqendrohet te familja e tij. “Ju jeni i martuar dhe keni tre fëmijë. Bëhu një njeri model, luaj sportin tënd dhe më lër vetëm”.
Në një tjetër postim në “Instagram”, Bebe shkruan: “Mos më shkruaj mua “hej mike”, veçanërisht nëse jeni një njeri i martuar. Më vjen keq, por kjo gjë s’do të ecë me mua. Shko luaj futboll”.