Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Bebe Rexha pranoi në mediat sociale se ajo është ‘bipolare’, ndërkohë që falenderoi fansat e saj për mbështetjen.
Këngëtarja 29-vjeçare tha se nuk ishte më “e turpëruar”, ndërkohë që njoftoi dhe lançimin e albumit të saj të ri .
“Prej shumë kohësh nuk po e kuptoja pse ndihesha e sëmurë”, shkruante ajo në Twitter.
“Jam bipolare dhe nuk kam më turp. Kjo është e gjitha”-tha ajo