Ajo ditë më parë pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, “Grammy Awards”.
Megjithëse nuk arriti të rrëmbejë trofe, Bebe Rexha u shfaq në tapetin e kuq me një veshje që i mahniti të gjithë.
Por, këngëtarja që nesër do të sjellë një këngë të re nuk i ka ndaluar “provokime” me foto të nxehta në Instagram.
Duke publikuar sekuenca dhe foto nga kënga e re, e cila do të jetë ritmike, Bebe ka zbuluar se fansat duhet të shtrëngojnë “zemrën” pasi do të tronditen nga skenat hot.
28-vjeçarja duket shumë seksi e shtrirë në një shtrat, ku vë në pah të pasmet bombastike.
“Unë nuk do të ndalem derisa të shkoj shumë larg”, shkruan biondina simpatike nën foto.