Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ishte ditën e djeshme në Shqipëri, në zonën e Bubqit. Bebe ishte nga të parët persona që u solidarizuan me situatën kaotike që u gjend Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm, që preku vendin mëngjesin e 26 nëntorit.
Në takimin e djeshëm në Bubq, këngëtarja ishte e shoqëruar nga presidenti Meta dhe vizituan një shtëpie e cila kishte pësuar shumë dëme të mëdha materiale dhe pikërisht kjo shtëpi do të ndërtohet nga Bebe.
Ajo gjithashtu u shpreh se do të ndërtojë edhe një tjetër shtëpi si edhe një shkollë në atë zonë, duke u shprehur që edhe pse ka lindur në Amerikë ajo e ndjen veten Shqiptare. Takimi i saj në Bubq u mbyll me dhurimin e ëmbëlsirave në drejtim të fëmijëve, duke i lumturuar së tepërmi vogëlushët e vegjël në këto ditë shumë të vështira që po përjetojnë. Ditën e sotme me anë të një postimi në Twitter këngëtarja ka shkruar se po kthehet në Amerikë, por zemra e saj është e mbushur plot.
“Jam duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Ndihem shumë e lodhur, por zemra ime është plot”, ka shkruar Bebe.
On my way back to the United States. I’m tired but my heart is full 🇦🇱 ❤️
— Bebe Rexha (@BebeRexha) December 3, 2019
Albania ❤️ pic.twitter.com/2c9JWB30Q4
— Bebe Rexha (@BebeRexha) December 2, 2019