Dy ditë pasi përfundoi në spital me tri qepje mbi vetull dhe syrin e nxirë, sepse një prej fansave e goditi në fytyrë me telefon gjatë performancës në Nju-Jork, Bebe Rexha është rikthyer sërish të performojë.
Në videon e publikuar nga TMZ, këngëtarja shqiptaret shihet sërish me fashë mbi sy gjatë performancës së të martës në The Fillmore në Filadelfia.
Bebe u përpoq të qetësonte turmën duke u dhënë informacion mbi gjendjen e saj dhe gjeti kohën të bënte edhe batuta me incidentin që i ndodhi.
“Nuk ka telefona në fytyrën time sonte, ju lutem. Ju lutem”, dëgjohet të thotë Bebe.
@lrexhar Bebe Rexha got emotional while performing “In The Name Of Love” yesterday at PHILLY show🤧🤍 #beberexha #bestfknnightofmylife ♬ original sound – Bebe Rexha
Për të vazhduar më tej me humor, këngëtarja kërkoi që një anëtar i stafit të pastronte sendet në skenë teksa ajo pinte ujë, duke thënë se nuk mund të përballonte një mavijosje të dytë nëse rrëshqiste.
“A mund të marrim dikë që ta pastrojë këtë. Unë u qepa tre herë. Nuk mund të marr një goditje tjetër”, tha ajo me shaka.
Gjatë përfundimit të performancës së saj, Bebe bëri shaka sërish me turmën duke thënë: “Pa telefona në fytyrë këtë herë, faleminderit Zotit”.
Sakaq, 27-vjeçari Nicolas Malvagna akuzohet për plagosjen e yllit të popit duke i hedhur telefonin e tij në fytyrë gjatë performancës së saj të dielën mbrëma.