Extra Bebi që mori ilaçin më të shtrenjtë në botë: Tani Eduardi ka...

Bebi që mori ilaçin më të shtrenjtë në botë: Tani Eduardi ka një jetë të re

Një foshnjë nga Essex, Angli, që vuante nga atrofia muskulare kurrizore, mori ilaçin më të shtrenjtë në botë në gusht. Bëhet fjalë për një ilaç të quajtur Zolgensma, i cili kushton 1.79 milionë paund për terapinë, shkruan BBC.

Ilaçi mbërriti në treg si ilaçi më i shtrenjtë në botë në vitin 2019. Ai fillimisht u miratua vetëm në Amerikë.

Eduardi është 1 vjeç dhe siç ka treguar nëna e tij për BBC-në, që kur i është dhënë ky ilaç, i është dhënë edhe mundësia për një jetë të re.

“Ai mund të rrokulliset, të ulet vetë, ai hodhi hapat e tij të parë me ndihmën tonë. Ne jemi shumë krenarë për të. Ai po ecën jashtëzakonisht mirë, shumë më tepër nga sa prisnim. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur”, tha nëna e tij.

“Gjithçka që kam dashur ndonjëherë për të ishte të ishte në gjendje të rrinte ulur, dhe kur e bëri, e dija se do të kishte një jetë të mrekullueshme”, shtoi ajo.

“Ne e mësuam të ecte për disa javë dhe më në fund arriti të lëvizë këmbët vetë. Kur e bëri për herë të parë, më dolën lot. Ishte një moment i mahnitshëm”, tha nëna e tij.

“Ky ilaç i dha Eduardit një jetë të re”, tha ajo në Instagram.

Eduardi, i cili u diagnostikua me sëmundjen në moshën dy muajshe, mori Spinraza derisa mori Zolgensme.

Meqenëse ky është një ilaç i ri, rezultatet afatgjata nuk dihen.

“Kjo kohë e vitit të kaluar ishte e tmerrshme,” tha ajo, “sepse ai u diagnostikua me sëmundjen atëherë dhe nuk e dinim nëse ai do të mbijetonte. Por tani mund të presim me padurim vitin e ri. Mendova se koha e tij me ne ishte e numëruar, por tani nuk mendoj më kështu”, shtoi nëna e tij.