Belgjika do të jetë për të parën herë nën drejtimin e një kryeministreje femër.
Këtë të dielë, 44 vjeçarja Sophie Wilmes ka bërë betimin.
Pararadhësi Charles Michel njoftoi ditën e premte se do të hiqte dorë nga të qënurit kryeministër në fund të muajit nëntor, për t’u përgatitur për punën e re si president i Këshillit Europian, detyrë të cilën do ta marrë përsipër që nga 1 dhjetori.
“Do të bëj çmos për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi të situatës aktuale” tha Wilmes në një prononcim të parë për mediat.
Sophie Wilmes ka studiuar shkenca komunikimi, marketing dhe publicitet në IHECS në Bruksel.
Pas diplomimit, punoi në Komisionin Europian, duke u bërë ministre federale, katër vjet më parë.
Kolegët e përshkruajnë Sophie Wilmes si një femër të përpiktë dhe shumë empatike.