Një shtetas belg, me inicialet J.H, 58 vjeç, i arrestuar për shitje të lëndëve narkotike, i tha gjykatës se drogën e shiste, i detyruar nga mafia shqiptare.
Policia kreu një kontroll në banesën e 58-vjeçarit më 23 shtator, që ndodhet në Laakdal, ku u gjetën 63 gramë kokainë dhe 30 gram kanabis.
Prokurori Hanne Van Loy po kërkon dënim prej 18 muajsh burg dhe gjobë 8.000 euro. Belgu u tha togave të zeza se një herë kishte shkuar në Roterdam për të blerë pak kokainë. Më pas e shiti në Grobendonk, por ky veprim kishte rënë në vesh të shqiptarëve nga Herentals, të cilët kontrollonin atë zonë.
Prej atij momenti, ai thotë se u kërcënua nga shqiptarët dhe shiti drogë për 4 muaj. Avokati i tij Andy Boermans u shpreh se që nga arrestimi i tij, në shtator, 58-vjeçari ka qenë në paraburgim dhe është i lumtur që u kap nga policia, pasi shpëtoi nga mafia shqiptare, por ka frikë nga hakmarrja kur të lirohet.