Extra Ben Affleck dhe Matt Damon zbulojnë se mbanin një llogari të përbashkët...

Ben Affleck dhe Matt Damon zbulojnë se mbanin një llogari të përbashkët bankare: Na duheshin paratë për audicionet

Ben Affleck dhe Matt Damon janë miq prej shumë vitesh dhe kanë fituar së bashku një Oscar. Por deri më tani na kishin mbajtur një “sekret”. Të dy, në fillimet e tyre kishin vendosur që të mbanin një llogari bankare të përbashkët.

Dyshja u shfaq në “The Bill Simmons Podcast” (nëpërmjet CNBC) dhe zbuluan se kishin pasur një llogari të përbashkët bankare në fund të viteve 1980 në mënyrë që të financonin audicionet për të nisur karrierën e tyre të aktrimit.

“Ishte e pazakontë, por ne na duheshin paratë për audicionet”, tha Damon, ndërsa Affleck shtoi: “Ne donim të ndihmonim njëri-tjetrin dhe të ishim aty për njëri-tjetrin. Ishte sikur i thoshim njëri-tjetrit, ‘Ti nuk do të jesh vetëm. Unë nuk do të të lë vetëm. Do të dalim dhe do ta bëjmë këtë së bashku’.”

Sa herë që Affleck ose Damon përfundonin një rol, paratë nga puna shkonin në llogarinë e tyre të përbashkët bankare.

Siç shpjegoi Damon: “Përderisa njëri prej nesh kishte para, e dinim që energjia nuk do të fikej. Pasi bëra “Geronimo” të vitit 1992, kishim 35 mijë dollarë në bankë. E dinim që do të ishim mirë dhe të sigurtë për një vit”.

Sigurisht që kishte ‘rregulla’.

“Paratë na lejuan të shkonim në Nju Jork [për audicione]. Na lejuan të merrnim 10 dollarë dhe të luanim me videolojëra. Na lejuan të blinim birrë”, tha Damon.

Të gjithë do ta donin një shoqëri si ajo e Ben Affleck dhe Matt Damon.