Extra Bënë video nudo në Dubai, zbulohet cilat janë 40 modelet që u...

Bënë video nudo në Dubai, zbulohet cilat janë 40 modelet që u arrestuan

Modelet e përfshira në videon virale, ku shfaqen të zhveshura në një ballkon në Dubai, janë identifikuar nga mediat e huaja.

Vajzat janë nga shtetet ish-Sovjetike, konkretisht nga Rusia, Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina dhe u arrestuan me akuzën e shthurjes.

Modelet janë të moshës nga 18 deri në 22 vjeç dhe pasqyrojnë në rrjete sociale një jetë mjaft luksoze.

Ato rrezikojnë 6 muaj burg dhe një gjobë të paktën 1000 euro për person.

Videoja është regjistruar në mes të ditës në ballkonin e një ndërtese që ndodhet në lagjen “Marina” në Dubai, nga Alexey Kontsov, një shtetas rus i cili pranon se nuk ia kishte idenë se këto xhirime përbëjnë një krim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ka pasur spekulime se modelet ishin të përfshira në një video për të rritur, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Imazhet kanë tronditur autoritetet e Emirateve që edhe pse kanë ligje më të lehta në krahasim me vendet e tjera të Gjirit, nuk lejojnë alkoolin, puthjen në publik dhe zhveshjen.