Aktualitet Masat kundër Covid, Greqia mban të mbyllur Kapshticën deri në 19 Prill

Masat kundër Covid, Greqia mban të mbyllur Kapshticën deri në 19 Prill

Autoritetet greke kanë njoftuar se për shkak të situatës nga pandemia vendosën të shtyjnë deri më 19 prill afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar në Kapshticë.

Sipas policisë, deri në këtë datë dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Pika kufitare e Kapshticës prej disa muajsh qëndron e mbyllur për shkak të masave të marra kundër Covid-19.