Zbardhen detajet e operacionit të kryer sot nga Policia e Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 10 personave pjesë e grupit “Bajri”.
Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit “Oaz” mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.
Të arrestuarit të cilit kishin lidhje me grupin “Bajri” kanë qenë nën përgjim, ndërsa akuzohen se bënin punësime me anë të kanosjes tek OSHEE dhe Spitali Rajonal i Shkodrës.
Në këtë operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jonida Muratit, ku u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme të hollash, prej 9 000 euro.
Mes të arrestuarve për të cilën gjykata ka dhënë masën e sigurisë është edhe e dashura e Behar Bajrit. Kjo e fundit vinte gjoba në emër të Behar Bajrit, duke kanosur për marrjen e parave por edhe pozicionit të punës.
Me masë “Arrest në burg” janë:
Behar Brajoviq (Bajri)
Safet Rustemi
Ilir Rustemi
Asmer Bilali
Ismet Idrizi
Sirjan Alija
Jorida Murati
Me masë “Arrest në shtëpi”:
Senad Halluni
Florine Hoxha
Mira Nikaj
Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”, tha policia.
Policia njoftoi se 5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.