Një 39-vjeçar nga fshati Koxhaj i Shijakut është arrestuar policia pasi bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve.
Eduard Guza mbahej nën vëzhgim prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit, pasi bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë.
Procedimi penal ndaj tij nisi në muajin Janar 2020 pasi çështja iu referua Gjykatës së Durrësit.
Kjo e fundit vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg. Eduard Guza akuzohet për nxitje, thirrje dhe propagandë për të kryer vepra me qëllime terroriste dhe për nxitje të urrejtjes ose grindjeve.