Në një fjalim me tone të ashpra, Sali Berisha i bëri apel mazhorancës që të miratojë amendamentet për vetting-un në politikë, ndryshe, u shpreh ai, në rrugët e qytetit do të ushtojë thirrja: O djem, rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.
“Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin. Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, u shpreh ish-kryeministri.