Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka ftuar dhe mirëpritur të gjithë ata që duan që të jenë në garë për kryetarin e PD-së.
Sali Berisha: Ajo çka unë i sugjerova Alibeajt ishte që grupi parlamentar të jetë pozicioni ku zhvillohen diskutimet për demokratët. Mendoj se ai ishte dakord plotësisht. Natyrisht, unë këtë e quaj si një hap të rëndësishëm në procesin e bashkimit të demokratëve sepse unë kam vlerësim për deputetët dhe grupin parlamentar. Unë e quaj të mundshme që do të ndodhë ajo. Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg apo kolege, deputetë/e që dëshiron të garojë është i mirëpritur, i ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë, të krijojnë ekipin, të përcaktojnë se çfarë rregullash dëshirojnë dhe ju garantoj se do të jetë gara më e hapur që ka ndodhur. Nuk vendos Berisha për veten e tij, vendosi 6 Marsi, vendosi një lëvizje që filloi unike në llojin e saj ku anëtarësia merr fatin e partisë, anëtarësia merr në dorë dhe fatin tim.