Politika Berisha konferencë nga selia e PD: Takova Alibeajn dhe Gaz Bardhin, çfarë...

Berisha konferencë nga selia e PD: Takova Alibeajn dhe Gaz Bardhin, çfarë diskutuam

Sali Berisha zbuloi detaje nga takimi i tij në selinë blu me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

“Takova dhe i shtrëngova dorën Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhin.

Nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh ishte dhe diskutim për problemin.

Kërkova bashkëpunimin e tyre në bashkimin e Partisë Demokratike. Mund të them se i gjeta të preokupuar për këtë proces, por natyrisht ka diferenca në mendime. Ajo çka gjykoj unë është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë është të dialogojnë, debatojnë, diskutojnë në grupin parlamentar të PD-së.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka besim të plotë tek grupi parlamentar i kësaj partie. Dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetet e PD-së është normalizimi i plotë i jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të PD-së dhe vendit”, u shpreh Berisha në konferencë nga selia blu.