Ish-kryeministri Berisha ka një karrierë të gjatë politike në historinë e Shqipërisë.
I ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora, Berisha u pyet se do i thotë lamtumirë politikës.
Ish-kryeministri u shpreh se do qëndrojë në politikë deri në orën e fundit të jetës së tij.
Sonila Meço: Kur e ndjeni që është momenti ti thoni lamtumirë politikës?
Sali Berisha: Orën e fundit që të jem i pamundur. Atëherë po. Do mbroj interesin publik deri në orën e fundit të jetës sime, ashtu si të gjykoj unë pa pretenduar se kam monopolin.