Duke komentuar dosjen “Metamorfoza” që çoi në pranga biznesmenë, zyrtarë policie e anëtarë të botës së krimit, ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron atë vetëm “majën” e ajsbergut, sipas tij, për lidhjet e qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët nga selia blu, Berisha bëri akuza në adresë të Edi Ramës, ministrit të Brendshëm Taulant Balla për lidhje me biznesmenin Pëllumb Gjoka e Behar Bajrin, të cilët janë të arrestuar me urdhër të SPAK.
“Java është dominuar padiskutim nga dy zhvillime dramatike në kampin e pseudo mazhorancës. Zhvillimi më dramatik janë publikimet e dosjes Metamorfoza në të cilat shqiptarët që i lexojnë kuptojnë se nuk ka më asnjë kufi, asnjë dallim mes Edi Ramës, Taulant Ballës, Pëllumb Gjokës, Bahri Bajrit, Behar Bajrit dhe bandës së tyre. Shef aty nëndrejtori i Policisë së Shkodrës, përgjegjësit të Policisë Kriminale të Shkodrës, shef oficerë të ndershëm të tradhtuar në mënyrën më kriminale nga shefat e tyre. Në këtë autopsi që po i bëhet vetëm në një zonë të Shqipërisë krimit qeveritar, se ky është krim qeveritar i lidhur me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Drekat dhe darkat e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën i njeh Shkodra Tirana dhe gjithë Shqipëria. Por jo vetëm drekat dhe darkat por edhe akordimi i statusit të investitorit strategjik të Pëllumb Gjokës mbi një tokë të marrë me vrasje të grabitur me vrasje, mbi një tokë të rrëmbyer në kundërshtim me të gjitha dokumetat dhe vendimet e gjykatave dhe vetëm e vetëm për shkak të mbështetjes së Edi Ramës.
Shqiptarët kuptojnë tani sepse Taulant krimi Balla u emërua pikërisht pasi erdhën bisedimet pasi ai është një nga personazhet kryesorë në bisedime, j’a u’a them unë me përgjegjësi të plotë, me eksponentë të krimit të organizuar në vende të tjera. Sepse ai u emërua në krye të rendit dhe pse ai plaçkiti të dhënat e TIMS. Ju keni lexuar se një nga aktet më kriminale të krimit të organizuar shtetëror është manipulimi i dosjeve, fshehja e të dhënave, zhdukja e provave. Ato që bënte Xhevair Lita ato bëhen prore në Skapin e Edi Ramës”.
Sali Berisha thotë se Behar Bajri, anëtar i bandës Bajri, ka qenë i arrestuar më parë në Tiranë dhe ishte liruar pas ndërhyrjeve.
“Mos harroni një gjë se Behar Bajri ishte i burgosur në Tiranë. Një prokuror e kishte arrestuar atë, një oficer policie e kishte arrestuar atë në Shkodër. Por prokurorët e Skapit me urdhër të Edi Ramës dhe ndërhyrjen e Pëllumb Gjokës e shpallën atë jashtë kompetencave të tyre sepse nuk ishte organizatë kriminale. Nuk kishte gjë më të turpshme më kriminale të thuash se Bajrit nuk janë organizatë kriminale. Sot janë botuar të dhëna të tjera për një grup që nuk mbajnë mbiemrin Bajri përveç njërit por të gjithë janë të bandës së Bajrit. Dhe për të gjithë skapistët sepse duhet të rrëmbenin mandatit këta nuk ishin organizatë kriminale dhe duhet të shkonin te Xhevairi që të lironte vrasësit. Pra dosja Metamorfoza është maja e ajsbergut e atij fondi të dhënash që ekzitojnë për qeverinë shqiptare dhe personalisht Edi Ramën”.