Kryesore Berisha flet për vrasjet në Tropojë: Si ekzekutonin Haklajt pasi i manipuloi...

Berisha flet për vrasjet në Tropojë: Si ekzekutonin Haklajt pasi i manipuloi Klosi që iu vuri minat

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Aishe Haklaj është sjellë në SPAK nga Edi Rama dhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për të bërë zhurmë para zgjedhjeve.

Berisha tha se nuk ka asnjë njohje me Haklajt, të cilët i cilësoi bandë shtetërore me uniformë. Sipas tij, Haklajt i manipulonte Fatos Klosi, njeriu që iu vuri minat dhe i vrau.

“Ata nuk kanë asnjë lidhje me mua. Kanë qenë shumë të lidhur me të majtën. I manipulonte Fatos Klosi edhe pse iu vuri minat. Me mina u vranë një pjesë, nuk ua vunë kundërshtarët. Ua vunë pasi u vranë punonjësit e OSBE dhe ua vuri shteti. E ka sjellë në SPAK Klosi me Ramën që të bëjnë zhurmë. SKAP është parti, e mbajtën në PS. Haklajt u vranë shumë. por edhe ata kanë vrarë më shukmë, ishin bandë shtetërore me uniforma. Si do kemi frikë unë nga ata? Ajo është në misionin e SKAP”, tha Berisha.

Berisha iu përgjigj edhe Aishe Haklajt për padinë e saj në SPAK ku e akuzon për vrasjen e vëllezërve të saj.

Berisha u shpreh se njëra nga motrat Haklaj, Zylfia është vrasëse dhe ka vrarë dy njerëz në mes të kafenesë.

Sipas tij, Haklajt kanë kryer më shumë vrasje në Tropojë se 100 vjet të marra së bashku.

“Njëra prej tyre është vrasëse e mirëfilltë, Zylfia, ka vrarë në mes të kafenesë 2 vetë dhe absolutisht kjo ka vrarë. Është bandë shtetërore, ishin kapitenë, oficerë të gjithë me grada ishin ata. Ata e nxjerrin se sipas tyre i kam vrarë unë. Vërtetë janë vrarë shumë, por kanë vrarë shumë më tepër dhe vrasjet e tyre janë më të shumta se të 100 viteve të marra se bashku në Tropojë. Tropoja ka qenë vend me shumë pak vrasje”, tha Berisha.