Politika Berisha i kërkon Gjykatës së Lartë leje për në Kuvend

Berisha i kërkon Gjykatës së Lartë leje për në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është drejtuar të martën në 30 Prill, Gjykatës së Lartë me rekurs, ku kërkon prishjen e vendimeve që nuk i dhanë leje të posaçme atij të paraqitej në Kuvend në ushtrim të detyrës si deputet.

Nëpërmjet avokatit Sokol Mëngjesi, Berisha kërkon të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, siç thonë ata në kërkesë në cilësinë e “personit të zgjedhur nga populli, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike”.

Kjo kërkesë është rrëzuar fillimisht nga dy prokurorë e dosjes, e më pas edhe nga dy shkallë të gjyqësorit, për të cilat masa e sigurisë dhe hetimi penal prevalon përballë detyrimeve të një individi edhe i zgjedhur nga populli.