Politika Meta: Do e çrrënjosim nepotizmin në administratë brenda 24 orëve

Meta: Do e çrrënjosim nepotizmin në administratë brenda 24 orëve

Ilir Meta, tashmë president i Partisë së Lirisë ka prezantuar programin e tij të “5 prioriteteve”, ku përtej kësaj është ndalur edhte te nepotizmi. Sipas Metës, ai do e çrrënjosë nepotizmin në administratë brenda 24 orëve.

“Ne po çrrënjosim nepotizim si fenomen në Partinë e Lirisë. Në 24 orë do ta çrrënjosim në administratën shtetërore. 500 lidhje nepotike në tatime dhe dogana, burrë e grua, vëlla e motër, kunat e kunat. Normale se s’ka sesi të jetë niveli i të ardhurave, ku nuk sundon ligji dhe demokracia. Ne do ta realizojmë duke ndërtuar një sistem fiskal të drejtë, pa diferencime dhe përjashtime, të cilat nuk kanë impakt ekonomik. Mos kalojmë te drejtësia që janë vetëm në një prokurori 7 familjarë. Çrrënjosja e nepotizimit në dogana dhe tatime, do të thotë 3.3 miliardë euro shtesë në një vit. Do t’i fitojë Shqipëria dhe shqiptarët nga administrimi i ndershëm e ekonomisë. Me 3.3 miliardë euro shtesë në vit dhe 4 vite shkon në 13.2 miliardë euro, që i bie sa borxhi që ka Shqipëria“, tha Meta.

Ai shtoi se prioritet për Partinë e Lirisë është investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor.

“Nuk kemi kohë të pushojmë, nuk kemi kohë të ndryshkemi. Ne do të fitojmë dhe këtë do ta bëjmë me punë. Sot vendi ynë ka pagat e pensionet më të ulëta në rajon. Rilindja ka shtuar barrën e borxhit. Borxhi publik i rrit në 13.2 mld euro. Çdo banor edhe i porsalindur, ka një borxh pre 4611 euro. Molla e Korçës është më lirë në Prishtinë se në Tiranë. Prioritet për Partinë e Lirisë është investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor. Do të ndërtojmë një sistem fiskal të drejtë”, shtoi ai.