Në vitin 2015, Klement Balili akuzohet se ka blerë vota duke shpërndarë para dhe 3 mijë patentat në mënyrë që në krye të Bashkisë së Delvinës të ishte nipi i tij, Rigels Balili. Rigelsi ishte kandidati i përbashkët i së majtës, i propozuar nga LSI në zgjedhjet vendore të 2015-s.
Ky pretendim vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook, duke iu referuar “Qytetarit dixhital” thotë se Partia Demokratike e humbi Delvinën në zgjedhjet e 2015 sepse Klement Balili shpërndau para dhe 3000 patenta për votuesit.
Postimi i Berishës
Ja pronat e Eskobarit të Ballkanit që avokati zyrtar dhe dy avoketërit e tij të Partise e nxorën mbrëmë të varfër!
Qytetari dixhital denoncon:
-Pronat e Balilit dhe mashtrimin e tij dhe te tre avoketerve te tij Sallaku, Peza, Hoxha se klienti i tyre nuk ka prona
– Blerjen e votave me 3000 patenta nga Eskobari
Lexoni mesazhin e tij. sb
Doktor mirëmbrëma! Mbrëmë në darkë që po ndiqja emisionin e Blendi Fevziut që flitej për Klement Balilin nga tre avoketrit e tij Sallaku, Peza dhe Hoxha se nuk ka prona në emrin e tij, të gjitha pronat që kanë qenë në emër të Klement Balilit dhe Santa dhe lokali që ka në Butrint, e shumë pasuri të tjera dëgjova dhe për zgjedhjet e 2015 që thuhej që doli forcë e parë në qytetin e Delvinës. U shpërndanë lekë pa hesap nga vetë Klement Balili dhe 3000 patenta se Klement Balili qe drejtori i transporteve në Sarande dhe kështu humbi Parti Demokratike në Delvinë. Te lutem emrin anonim!