Politika Berisha-Meta më shumë hapësirë në media, Alibeaj: Vepër e Ramës! Duan të...

Berisha-Meta më shumë hapësirë në media, Alibeaj: Vepër e Ramës! Duan të mbysin opozitën e vërtetë

Nga monitorimi i Autoritetit të Mediave AudioVizive (AMA) Sali Berisha dhe Ilir Meta janë politikanë që kanë më shumë hapësirë në media gjatë kësaj fushate elektorale dhe për kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka një arsye.

Sipas tij, kjo është vepër e kryeministrit Edi Rama. Kjo sepse sipas tij, Rama, Berisha dhe Meta janë bashkë me qëllim për të mbytur zërin e opozitës së vërtetë.

“Sali Berisha nuk le ditë pa shpifur kundër PD dhe për këtë në dispozicion të tij janë shumica e TV private, me në krye TV publik shqiptar. Mjafton të shqyrtohen me pak vëmendje pasqyrat e monitorimit të televizioneve gjatë fushatës dhe duket qartazi që zotëruesi i vërtetë i shumicës së medias, Edi Rama, i ka dhuruar kohë televizive partnerëve të tij të politikës së vjetëruar të non gratave. Ndaj çjerrjet e dëshpëruara të Sali Berishës dhe Ilir Metës, kanë sot zë më shumë se çdo alternativë tjetër. Sepse më të interesuarit për të mbytur zërin e opozitës dhe alternativën e saj, janë treshja, me qëllimin e përbashkët të mbajtjes fort të njëri-tjetrit në skenën e vjetëruar të politikës shqiptare”, shkruan Alibeaj.